Rubrika  “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe tepër të dhimbshme të Xhulias, e cila rrëfeu se si dita e saj më e bukur u kthye në ditën më të trishtuar, për të dhe familjen e saj.

Xhulia rrëfeu se ditën kur krushqit do të shkonin në shtëpinë e saj për ta marrë, gjyshi i saj ndërroi jetë.

Ishte situatë e vështirë  për gjithë familjen, por nuk mund ta shtynin dot dasmën dhe me dhimbje të madhe dhe me shumë lot, Xhulia u largua nga shtëpia, e veshur nuse, edhe me orkestër.

Ardit Gjebrea: Xhulia si ka mundësi që të ndodhi ajo gjë në martesë?

Xhulia: Atë gjë mos e provoftë, as hasmi i themi ne mos e provoftë atë gjë. Është shumë gjë e rëndë për atë që e përjeton.

Ardit Gjebrea: Hajde t’jua tregojmë edhe spektatorëve!

Xhulia: Ishte data 12 Gusht, si dasmë e parë ishte një lokal aty në zonë, babi kishte merakun që të dilte çdo gjë përfekte, donte të bënte dasmën që mos flasin njerëzit mbrapa. Mbi 250 vetë në dasëm, se ishte dasëm e parë. Dasma shkoi mirë. Gjyshi atë ditë nuk erdhi, se tha po rri në shtëpi unë, tha vazhdoi ju, se nuk janë dasmat për mua.

Ardit Gjebrea: Gjyshi nga ana e mamit apo babit?

Xhulia: Nga ana e babit!

Ardit Gjebrea: Pra vetëm gjyshi mungoi atë ditë në dasmë.

Xhulia: Po ndërkohë që ne po vazhdonim dasmën, çdo gjë shkoi mirë. Por unë e ndjeja thellë në zemër se rrija duke qarë, sa shikoj babin unë direkt lotët. Dhe të gjithë vinin më thoshin në vesh, mos qaj se le nam se do dalësh në kamerë keq, do e kesh kujtim për gjithë jetën. Por ishte më e fortë se unë, vetëm qaja se më kujtohej që më thoshte babi, që ditën që do martohesh ti më vër këmbën tek fyti, më mbyt pastaj martohu se unë nuk jetoj dot pa ty, ti je pjesë e imja, si do bëj unë pa ty kur të më ikësh ti. Qaj mami, qaj babi. Mbaroj dasma nga ora 7.

Ardit Gjebrea: Dhe të nesërmen do vinin krushqit të të merrnin?

Xhulia: Po në orën 9 do vinin krushqit. Atë natë erdhi ky kushëriri i babit, hëngrëm darkë, gjyshi ishte nga krahu tjetër tek dhoma e vet, me gjithë gjyshen. Vjen gjyshja dhe tha e di çfarë po më tregonte gjyshi, çfarë ka bërë sot. I thamë ne çfarë ka bërë, jo tha më mirë hajde t’jua tregojë vetë. Vemë ne tek dhoma e gjyshit, ai ishte mirë. E di sot kam shkuar tek pleqtë tek çuni i xhaxhait të vet, që s’kishin marrë pjesë në dasëm se ishin të vjetër. I kam shpërndarë karamele tha, është sikur ju ftova në dasëm, se unë s’do jem më nesër. I thotë gjyshi, domethënë e kishte ndjerë vdekjen. I thamë ne pse ja ke thenë këtë gjë? Epo unë s’do jem nesër do vdes tha gjyshi. Në thamë do ketë kaluar atë vështirësinë e dasmës.

Ardit Gjebrea: Pastaj ju shkuat të flini?

Xhulia: Po kur tek dhoma e gjyshit ulërt gjyshja dhe thotë shpejt se po vdes. Aty babi ulëriti aq shumë, sa e kishin dëgjuar edhe komshinjtë.

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë të nesërmen do dilje nuse nga shtëpia?

Xhulia: Po në orën 5 do shkoja tek parukierja që do bëhesha nuse.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Xhulia: Babi nuk po kuptonte asgjë çfarë të bënte. Ishte moment që kurrë mos e përjetojë asnjë njeri në botë atë lloj momenti.

Ardit Gjebrea: Por pavarësisht vështirësisë, u vendos që dasma të vazhdonte.

Xhulia: U futa nuse, ndërkohë që njerëzit të gjithë po qanin. Ndërkohë që babi me mamin ishin të rraskaptur.

Ardit Gjebrea: Ti kthehesh në shtëpi e veshur nuse, ndërkohë në dhomën tjetër qanin gjyshin që ishte aty?

Xhulia: Po!

Ardit Gjebrea: Pra në një dhomë një nuse që do vinin me orkestër ta merrnin dhe në dhomën tjetër gjyshi që nuk jetonte më?

Xhulia: Po e mbyllen me çelës dhomën tek gjyshi dhe unë iu futa tek dhoma e pritjes, ndërkohë që erdhën krushqit me orkestër.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë ndjeje vetë?

Xhulia: Unë vetë qaja, s’kuptoja më asgjë, i thosha babit nuk mundem, Babi thoshte bëhu e fortë për mua. /tvklan.al