Dita e dytë e protestës në Maqedoninë e Veriut




Dita e dytë e protestës në Maqedoninë e Veriut

20:20 23/06/2022

Kërkesa: Paga në sektorin publik të rritet në 2,806 Denarë

Me vendosjen e 21 karrigeve bosh para Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 Denarë. Sipas Kryetarit të  LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive.

 “E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose përmes marrëveshjes kolektive në sektorin publik. Merreni me seriozisht punën, mos ta çojmë shtetin në kolaps”

Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhojë e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit  e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.  Greva filloi gjatë ditës së djeshme ku Sindikata vendosi 120 karrige bosh para Kuvendit, duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave.

Tv Klan










Të ngjashme