Rezultatet e dy ditëve të para dalin të mërkurën

Rreth nëntë mijë persona gjenden në listën për të votuar në ditën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, të moshuarit që nuk mund të dalin në qendrat e votimit, si dhe të burgosurit. Rezultatet e ditës së djeshme dhe të sotme do të bëhen publike më 15 Korrik.  

“Gjatë ditës së djeshme kishte mjaft informacione, do t’i quaja spekulime, në lidhje me rezultatet e votimeve të personave që janë pozitivë në Covid-19. Këto fletëvotime do të kthehen në kuti pa mos u hapur, kurse rezultatet do të shpallen më 15 Korrik”.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, zgjedhjet e 15 Korrikut do të zhvillohen në bazë të protokollove të veçanta.

Ndërkaq, një ditë para zgjedhjeve, autoritetet e shëndetësisë në Shkup kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 135 raste me COVID-19 dhe katër viktima. 

Klan Macedonia