Studentët e universiteteve publike kanë protestuar përpara Ministrisë  së Arsimit  në lidhje me tarifat  e shkollimit, duke mbajtur të bllokuar rrugën për afro 5 orë.

Shkak i kësaj proteste është bërë njohja me vendimin e këshillit të ministrave ku përcaktohet se çdo provim i mbartur do të shoqërohet pagesë shtesë për kredite.

Përgjysmimi i tarifave të shkollimit ishte kërkesa tjetër.

Protesta nisi nga studentët e arkitekturës, por u mbështet edhe nga studentë të universiteteve të tjera dhe Lëvizja për Universitetin.

Ministrja e Arsimit në prani të rektorëve hodhi poshtë akuzën se tarifat e studimit janë rritur ndërsa për pagesën e krediteve për provimet e mbartura ajo u dha këtë përgjigje.

Për protestën reagoi dhe kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter ku tha se tarifa për studentët mbetës është kërkuar nga vetë universitetet, të cilat mund të konsiderojnë rishikimin e vendimit. Të pakënaqur nga përgjigjja e qeverisë studentët kanë lajmëruar një tjetër protestë të enjten.

Tv Klan