Dita e Flamurit në Tiranë (26 Nëntor 1998)

Posta

Dita e Flamurit në Tiranë (26 Nëntor 1998)

11:18 26/11/1998

Sot kryetari i Bashkisë Tiranë Abert Brojka në një ceremoni përkujtimore ka ngritur flamurin në vendin ku 86 vjet më parë patriotët e Tiranës hoqën flamurin e Perandorisë Osmane për ta zëvëndësuar atë me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, simbol i shtetit shqiptar.

Ngritja e flamurit nga personalitete të njohur si Refik e Murat Toptani u bë vetëm dy ditë para se Ismail Bej Qemali të ngrinte flamurin shqiptar në Vlorë dhe të shpallte pavarësinë e vendit. Kjo ngjarje historike mblodhi para ndërtesës ku u bë ngritja e flamurit qytetatë tiranas dhe mjaft dëshmitarë okularë të asaj ngjarje.

Para ndërtesës ishin vendosur disa stenda me fotografi të Tiranës së asaj kohe si dhe protagonistë të ngritjes së flamurit. Më pas ceremonia festive ka vazhduar me një koncert me këngë e valle karakteristike tiranase./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi