Dita e fundit e fushatës zgjedhore

Dita e fundit e fushatës zgjedhore

16:12 04/10/2019

“Partitë politike shpenzuan mbi 2 milionë euro”

Kryeqyteti është vendi ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë zgjedhur për të përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë.

Ndërsa Lidhja Demokratike që e kishte hapur fushatën në kryeqytet ka zgjedhur qytetit e Gjilanit për ta përmbyllur atë.

Koalicioni AAK-PSD zgjodhën qytetin e Gjakovës derisa Nisma e AKR Prizrenin.

Qytetarët e Kosovës patën mundësi që për 10 ditë radhazi të dëgjojnë për së afërmi plan programet e partive politike.

Gjatë kësaj fushate, sipas vëzhguesve të rrjetit të OJQ-ve Demokracia në Veprim partitë politike shpenzuan mbi 2 milionë euro.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në fushatë është 229 aktivitet 79 mijë persona. Shqetësuese mbetet pjesëmarrja e gruas vazhdon të mbetet në kuota të njëjta me 22 përqind”.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka kërkuar nga partitë politike që të dërgojnë komisionerë të përgjegjshëm ndërsa këta të fundit i ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin nëse ngrihen dyshime për parregullsi.

“Në ditën e zgjedhjeve të gjithë komisionerët që do të kenë edhe një dyshim më të vogël se kanë bërë manipulimin e kandidatëve apo edhe votave, do të ngrihen kallëzime penale direkte në ditën e zgjedhjeve“.

Në garë për 120 ulëse të legjislaturës së 7 të Kuvendit të Kosovës janë 1070 kandidatë nga 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike e iniciativa qytetare, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT