Mark Rutte drejt mandatit të katërt

Kjo e mërkurë është dita e fundit e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Holandë që zgjatën tre ditë, për të shmangur infenksionet nga koronavirusi duke krijuar mundësi për distancë sociale në qendrat e votimit.

Afërsisht 13 milion votues kanë të drejtë të zgjedhin nga 90 parti që garojnë për 150 vende në parlament. Të moshuarve i’u është dhënë mundësia e votimit prioritar. Shumica e votave po të hidhen këtë të Mërkurë.

Qeveria Hollandeze tha se do të ndryshojë rregullat për pranimin e fletëvotimeve me postë pas raporteve që votuesit kishin bërë një gabim të vogël në procedurë. Shifrat e te infektuarve me koronavirus në Hollandë po rriten me ritme të shpejta.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka kundërshtuar lehtësimin e masave sepse spitalet hollandeze po mbingarkohen me të infektuar si pasojë e një vale të tretë të pandemisë me variante edhe më ngjitëse .

Partia Konservatore VVD e Kryeministrit Mark Rutte pritet të fitojë mbështetjen e mjaftueshme për të siguruar një mandat të katërt.

54-vjeçari Mark Rutte është kryeministër që nga viti 2010. Politika hollandeze ka të njëjtin qëndrim skeptik ndaj zgjerimit të BE-së dhe të zonës shengen.

Klan News