Kjo e enjte ishte dita e fundit e aplikimeve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët që dëshirojnë të bëhen pjesë e SPAK-ut. Për 15 vendet vakante kanë aplikuar 27 prokurorë, 10 nga të cilët janë femra.

Fillimisht kandidatët duhet të kalojnë procesin e vetting-ut dhe lista do t’i çohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u verifikuar me prioritet. 5 nga kandidatët e kanë kaluar këtë proces.

Më shumë se gjysma e kandidatëve janë Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. SPAK është një strukturë e re që do hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Tv Klan