Dita e fundit për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit – TV KLAN

Dita e fundit për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit

Në KQZ janë regjistruar 25 forca politike, 9 në pritje

Mesnata e sotme shënon skadimin e afatit për regjistrimin e partive politike në garën e 30 Qershorit. Në mbledhjen e kësaj të marte u regjistruan 9 parti të reja, duke e çuar në 33 numrin e forcave që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Në këtë mbledhje iu dha mandati i deputetit dhe 3 kandidatëve nga listat e Partisë Demokratike, Zef Shtjefnit dhe Nikolin Strakës nga qarku Shkodër dhe Artur Roshit, qarku Tiranë. Ndërkohë po sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe Klajdi Qama nga lista e LSI në Berat.

Tv Klan  

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*