Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur një prej njerëzve të tij të afërt ditën e martë. Media turke raporton se daja i Erdogan, Ali Mutlu, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në spitalin ku kurohej prej një kohe të gjatë në Pendik të Stambollit.

Në ceremoninë mortore për Mutlu, të organizuar në Stamboll, mori pjesë mes shumë të afërmve të Erdgoan edhe Kryetari i Parlamentit turk dhe kandidati për Kryetar të Bashkisë së Stambollit, Binali Yildirim.

Në përmbushje të amanetit të Mutlu, 83-vjeçari nuk do të varroset në Stamboll, ku edhe ndërroi jetë, por në vendlindjen e tij, në Rize. Si pasojë e angazhimeve të shumta, Erdogan nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të organizuar në Stamboll, teksa nuk dihet ende nëse kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit për dajën e tij në qytetin Rize, në brigjet e Detit të Zi. /tvklan.al