Aktori turk i serialit “Çukur”, Burak Sergen, është fejuar me spikeren Nihan Unsal, me të cilën po përjeton një lidhje dashurie prej shumë kohësh.

Në muajin Prill të vitit të kaluar, Sergen u divorcua nga bashkëshortja e tij e 19 viteve. Vetëm pak kohë më pas, media nxori në pah lidhjen e tij të dashurisë me spikeren shumë më të re në moshë.

Aktualisht Sergen, i cili në serialin “Çukur” ka luajtur rolin e Bajkal, luan në serialin “Halka”.

Në ceremoninë e fejesës së 58-vjeçarit Sergen ishin të pranishëm miq dhe të afërm të shumtë. /tvklan.al