Dita e lumtur e çiftit të famshëm

Dita e lumtur e çiftit të famshëm

11:22 04/11/2018

Aktorja turke Deniz Baysal dhe solisti i grupit Kolpa, Barış Yurtçu, kanë hedhur një tjetër hap drejt kurorëzimit të paralajmëruar për në verën e vitit 2019. Çifti i famshëm i të dashuruarve janë fejuar në një ceremoni tradicionale në Izmir të Turqisë. Siç e do tradita, Yurtçu piu edhe kafenë nga dora e të dashurës së tij.

Aktorja 27-vjeçare dhe këngëtari 35-vjeçar, më herët kishin bërë publik planin e tyre për dasmë në muajt e verës. Baysal është një ndër aktoret e suksesshme turke që ka luajtur në disa seriale që prej vitit 2011, mes të cilëve edhe në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT