Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Në të gjithë Shqipërinë sot mësuesit festojnë këtë ditë të shënuar që kujton sakrificën e tyre për të edukuar brezat e rinj.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë arsimtarët, Kryeministri Edi Rama u premton se më e mira është përpara. Kreu i qeverisë shoqëron urimin e tij me një video që tregon investimet e qeverisë në shkolla.

Me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo ditë lidhet me datën 7 Mars të vitit 1887, pasi Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.

Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë dhe përodrimi i gjuhës shqipe nuk lejohej./tvklan.al