Çdo vit e më shumë ne rritemi dhe shpesh harrojmë emocione të përjetuara kohë më parë. Një prej tyre është padyshim dita e parë e shkollës. Dikur me përparëse të zeza me jakën e bardhë, e ndërsa sot me lule në duar.

E vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e duken më të emocionuar se ata vetë. 

Pikërisht kjo ishte tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu dhe për të diskutuar lidhur me të ishin të ftuar në studio Neritan Ceka, Elvira Diamanti, Mark Marku, Jorida Tabaku, Artur Zheji dhe Fjoralba Mishaxhi./tvklan.al