Vijon bllokada në veri të Kosovës



Vijon bllokada në veri të Kosovës

12:15 24/09/2021

Serbet nuk tërhiqen nga barrikadat e vendosura

Kjo barrikadë e vendosur në pikën kufitare ne Brrnjak është përforcuar të enjten pasdite me makineri të rënda të mbushura me zhavorr ndërsa afër saj po qëndrojnë banorët lokal serbë si shenjë proteste kundër targave RKS për serbët.

Larg saj qëndrojnë automjetet e njësiteve të policisë së Kosovës ku sërish është vendosur një bllokadë tjetër me kamionë të shumtë që e bënte të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Patrullime të rregullta në këtë pjesë bëjnë dhe trupat KFOR-i por nga ajri me helikopter. Ndërsa mes të bllokuarve janë edhe tri automjete të EULEX it .

Qytetarët detyrohen të ecin rreth 3 deri në 4 kilometra në këmbë për të kaluar kufirin me Serbinë apo të për të hyrë në Kosovë. Në anën e kufirit të Brrnjakut, protestues në këtë anë ka më pak dhe situata është më e qetë.

Ndryshe nga pika kufitare në Jarinje ne Brrnjak nuk ka automjete në anën tjetër të kufirit të cilat presin për të hyrë në Kosovë.

Tv Klan








Të ngjashme