Banorët e Mexico City janë zgjuar duke parë kafka të ndryshme shumëngjyrëshe që ishin vendosur në bulevardin Reforma në kryeqytet. Vendosja e këtyre kafkave në rrugë, vjen në prag të festimeve të Ditës së të Vdekurve.

Dita e të Vdekurve është një traditë e vjetër në vend, në të cilën familjet kujtojnë të vdekurit e tyre dhe festojnë vazhdimësinë e jetës. Ngjarja vjetore supozon se të vdekurit kthehen një herë në vit në tokë nga bota e nëntokës.

Megjithatë, me pandeminë që ka prekur pjesën më të madhe të vendit, festimet e kësaj dite, këtë vit janë pak më ndryshe. Në vend të ndërveprimeve të zakonshme dhe ngjarjeve shoqërore, banorët do të kenë vetëm mundësinë të shohin kafkat dekorative të ekspozuara, nga një distancë e përgjegjshme sociale.

Festimet e Ditës së të Vdekurve të Meksikës konsiderohen si një Trashëgimi Kulturore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën-UNESCO./tvklan.al