Pezullimi i shumë fabrikave dhe transportit ka ndikuar pozitivisht

22 Prilli prej 50 vitesh është Dita e Tokës. Në këto kushte që ndodhet gjithë njerëzimi, duhet të ndalojmë ta marrim planetin si të mirëqenë. Por të mendojmë më shumë për të dhe për problemet që i kemi shkaktuar në këto vite.

Dita e parë e Tokës u shënua më 1970 në Shtetet e Bashkuara si një thirrje paqësore për reformën mjedisore, pas një derdhjeje masive të naftës në brigjet e Kalifornisë.

Gjysmë shekulli më vonë, Dita e Tokës ofron një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar mbi marrëdhëniet tona me planetin, mes mesazhit më të fuqishëm të mundshëm që natyra mund të na befasojë në çdo moment, me pasoja shkatërruese për pothuajse çdo individ. Është një kohë kur shëndeti i planetit dhe njerëzve nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm.

Mund të jetë e vështirë të mos ndjeheni të dëshpëruar, nga privimi i lirisë për të shijuar natyrën, si pasojë e karantinës. Por, kur e gjithë kjo të mbarojë, urojmë që njerëzimi të rishikojë marrëdhënien e tij me natyrën në shumë vende të botës, të cilët e vuajtën ose po e vuajnë izolimin, duke nisur nga Kina deri në Itali dhe Spanjë. Ku njerëz të të gjitha moshave u mungojnë ato që nuk e dinin se do të humbisnin ndonjëhërë, lëvizja në hapësira të hapura, ecja në natyrë, shijimi i lulëzimit të Pranverës.

Pandemia globale e koronavirusit, ndoshta është armiku i njeriut, nga ana tjetër duket aleati më i mirë i natyrës. Pasi solli disa përmirësime në nivelet e ndotjes, të cilat janë parë në vendet me lëvizje të kufizuara të njerëzve dhe mbylljen e fabrikave dhe bizneseve.

Por pikëpyetja më e madhe që na lind sot të gjithëve, është nëse do të jemi në gjendje të ekuilibrojmë nevojën tonë në shumë drejtime kur rrugët të rihapen në mënyrë që të zvogëlojmë dëmet në natyrë.

Lidhja midis natyrës, klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm u mishërua në vitin 2020 edhe pse në këto kushte. Ndaj të urojmë që çdokush marrë një mësim dhe të bëjmë më të mirën për nënën natyrë.

Klan Plus