Edhe këtë të diel, qyteti i Shkodrës është zgjuar nën magjinë e karnavaleve.
Në sheshin dhe rrugët kryesore, qytetarët e veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maska duken si të ardhur nga një tjetër kohë.
Parada ka mbledhur të rinj e të reja, që kanë sjellë në jetë me veshjet e tyre karaktere të ndryshme, duke e shpërndarë atmosferën festive kudo.
Paradës së Shkodrës i janë bashkuar edhe të rinj nga Tuzi i Malit të Zi.
Karnavalet e Shkodrës ngjallën një interes të madh edhe tek të huajt e shumtë, të cilët kanë shijuar paradën shumëngjyrëshe të maskave.
Festimet në sheshin “Nënë Tereza”, ashtu si një ditë më parë, i ndoqi edhe kryeministri Edi Rama me familjen e tij.
Në ditën e tretë dhe të fundit të karnavaleve, qytetarët dogjën dordolecin, si një simbol i largimit të së keqes dhe pritjes së të mirave.
Tv Klan