perplasje-bashkiKonflikti mes policisë së rendit dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës ka nisur që pas mesnatës së shkuar. Janë përplasur për një fushë basketbolli të istaluar në sheshin përkrah busteve të Vëllezërve Frashëri. Bashkia kërkoi heqjen e saj për ta përdorur terrenin për një tjetër aktivitet të parashikuar për festimet e ditës së verës. Por policia nuk e lejoi dhe e mbrojti me dhjetëra forca, pasi në këtë fushë do të vinte të luante për pak minuta kryeministri i vendit.

Bashkia e Tiranës, e quajti absurd këtë qëndrim të policisë, teksa sqaroi se qeveria nuk ka marrë leje për asnjë nga aktivitetet e saj.

Tensioni ra sapo mbërriti kryeministrit i cili zhvilloi një lojë basketbolli me disa politikane e të rinj.

Pas kësaj ndeshjeje u largua dhe Policia e Rendit dhe festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës vijuan aktivitetet e tyre.