Këngëtarja mjaft e dashur nga të gjithë, Bebe Rexha kohët e fundit ka patur probleme me shëndetin e saj. Pushimet nuk i ka kaluar ashtu sikurse duhet, sepse ajo ka marrë një ftohje. Pavarësisht se është mjekuar me antibiotikë, situata është përkeqësuar edhe më shumë.

Për këtë arsye, Bebe është drejtuar për në spital për të marrë edhe mjekimin e duhur. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në Twitter.

Unë përfundova në spital sot. U ftoha gjatë pushimeve. U mjekova me antibiotikë për 10 ditë, por e ftohura u rikthye edhe më e fortë. Unë nuk do i’a uroja askujt t’i ndodhte kjo. Dita më e keqe. Shpresoj që të bëhem më mirë. Qofshi të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”. /tvklan.al