E premtja ka qenë dita më e nxehtë në 20 vitet e fundit në Britaninë e Madhe. Termometri shënoi 36.4 gradë Celsius dhe mijëra qytetarë zgjodhën plazhet për të kaluar disa orë relaksi. Policia vendase paralajmëroi qytetarët për të qëndruar larg grumbullimeve masive, megjithatë, nga numri i lartë i tyre ishte e pamundur për të respektuar protokollin e Covid-19. Kjo shihet si kambanë alarmi nga autoriteti shëndetësor britanik, që i trembet një vale të madhe infeksioni.

Ata që nuk kishin mundësi për të shkuar në bregdet, shfrytëzuan shatërvanët e qytetit. Fluksi drejt bregdetit solli kaos dhe trafik në rrugët e qyteteve britanike. Radhët më të gjata u shënuan në rrugën që të dërgon në Bournemouth, qytet në jug të Anglisë. Për këtë drejtuesit vendos kërkuan të shmanget lëvizja në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes.

Sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe në orët në vijim, me temperaturat që do të variojnë nga 30 deri në 34 gradë.

Klan Plus