Në ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit në Kalanë e Gjirokastrës, u ekspozuar 80 fotot më të mira nga 600 foto selfie që u regjistruan në konkursin “Selfie për Biodiversitetin në Shqipëri” të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, GIZ dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë shpalljes së fituesve të këtij konkursi, ju bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë në projektin “Smile Albania”.

Ai theksoi se Smile Albania” do të angazhojë 1 mijë të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor.

“Smile Albania” do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe  në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike.

Tv Klan