Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka caktuar 21 Majin si Ditën Ndërkombëtare të çajit. Kjo bazuar në një propozim të ardhur nga India.

Muaji Maj u zgjodh sepse është sezoni i prodhimit të çajit, në shumicën e vendeve prodhuese të këtij produkti.

Çaji njihet për vlerat e tij mjekësore, përfitimet shëndetësore dhe vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Dita Ndërkombëtare e çajit festohet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO). FAO është një forum për konsultime ndërqeveritare dhe shkëmbime të tendencave në prodhim, konsum, tregti dhe çmimet e çajit. Përfshirë edhe vlerësimin e rregullt të situatës së tregut global dhe perspektivën afatshkurtër.

Grupi, nën kujdesin e FAO-s, shqyrton ndryshimet në politikat kombëtare dhe ekzaminon efektet e tyre ndërkombëtare, në lidhje me situatën aktuale dhe të ardhshme të tregut.

Në këtë ditë organizohet një takim virtual, i cila bën të ditur eksportet dhe importet më të mira në botë, si dhe vendet kryesore prodhuese ku kultivimi i çajit është një burim i rëndësishëm i të ardhurave./tvklan.al