Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto në përkujtim të jetëve të humbura.

Rama shkruan se Shqipëria ka vend nderi në historinë e Luftës së Dytë Botërore për mbështetjen e dhënë ndaj hebrenjve.

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Kuvend u zhvillua një seancë e posaçme në kujtim të jetëve të humbura të Holokaustit. Në fjalën që mbajtën kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u theksua roli i Shqipërisë në mbështetjen e hebrenjve në ato kohë të vështira.

Presidenti i Izraelit i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë një letër në shenjë mirënjohjeje për kontributin ndaj popullit hebre. Po ashtu kryetari i Kuvendit të Izraelit tha në një video-mesazh se është falenderues që Shqipëria është e kundërshton me ligj anti-semitizmin dhe ka qenë një atdhe i dytë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /tvklan.al