Nga Drini Zeqo

Është pak, por e sigurt se ngjarja kryesore e fillimit te këtij sezoni televiziv të programit “Opinion” do jetë e kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit nga ana e Prokurorisë se Krimeve te Rënda. Ngjarjet ende nuk dihet se si do të përvijohen, por mbrëmjen e se enjtes në “Opinion” Saimir Tahiri doli përpara një audience shumë të lartë. Fevziu e kishte paralajmëruar një natë më parë në emision se ish ministri i Brendshëm do të ishte i ftuari i programit ditën e enjte në orën 21:00.

Por gjithsesi pyetja që shtrohej më shumë gjatë mbrëmjes së djeshme përpara se të fillonte emisioni ishte “a do jetë vërtetë Tahiri në emision”?

Kishte një lloj mëdyshje nëse vërtet ish-ministri do të mbërrinte në studion e “Opinion” duke marrë në konsideratë se ende nuk dihej se çfarë do të ndodhte në orën 19:00, një nate me parë në Këshillin e Rregullores, Imunitet dhe Mandateve. Shumë kolege gazetarë na shkruanin nëse vërtetë Saimir Tahiri do të mbërrinte në studiot e TV Klan në ish Kinostudio.

Për të pasur një garanci edhe nëse Tahiri nuk do mbërrinte në studio, Blendi dhe Desada kishin punuar për një panel alternativ. Por garancinë Fevziu e mori nga takimi pati në Rogner me Tahirin rreth orës 17:00.

Me siguri këto kanë qenë orë shumë të tensionuara për ish ministrin, por jo me pak edhe për stafin e programit, i cili duhej te organizonte çdo gjë lidhur me mbërritjen e deputetit Tahiri në studion e emisionit “Opinion”.

Shumë pak para Tahirit mbërriti në Klan edhe Blendi Fevziu. Me siguri për shkak të ditës së ngarkuar ne të stafit e ironizuam pak duke i thënë se nuk vihet 10 minuta para fillimit te emisionit. Batuta dhe shaka qe ja lejojmë me masë njëri-tjetrit.

Edhe dy emisionet e tjera të javës, ai i ditës së marte edhe ai i ditës se mërkurë trajtuan çështjen e përgjimeve te cilat ishin bërë nga ana e autoriteteve italiane. Te dyja temat patën një interes te veçante, interes qe zakonisht ngjallin temat që lidhen me kroniken e zeze. Por përtej kësaj interesi ishte i shtuar edhe për përfshirjen e emrit të ish ministrit Tahiri.

Në fillim jave një nga temat qe gjithashtu ka hapur një debat gjatë kohëve të fundit u trajtua ne emision. Flasim për përfshirjen e biznesit te vogël në skemën e TVSH-së.  Me shumë gjasa java që vjen do jetë e fokusuar tek zhvillimet që do të vijnë nga çështja Tahiri. Tashmë media edhe përmes formës që ka zgjedhur është duke transmetuar çdo të dhënë lidhur me këtë ngjarje, përfshirë edhe hyrje daljet e ish ministrit nga shtëpia.

Ndonëse kjo e fundit hap një debat më vete për mënyrën nëse këto raportime cenojnë privatësinë dhe te diskrecionin e personazheve që mund të përfshihen në filmime.

Por përtej temave dhe mbledhjeve të përditshme pati edhe një ngjarje që ishte risi për një pjese tonën. Sepse ta pranojmë është diçka ende e pazakonte në Shqipëri. Fevziu u shfaq në oborrin e Klanit një nga këto ditë me një makinë elektrike. Makina që nuk ndotin ambientin dhe shpenzojnë shumë pak. Dukej shumë entuziast dhe në fakt ishte ende ne fazën e testit të automjetit. Por përtej këtij detaji, gjatë kësaj jave të gjithë kemi qenë të angazhuar me zhvillimet e shumta që pati.

Fillimi javës tjetër nuk është larg për të parë cilat janë temat që do trajtohen, të ftuarit që do mbërrijnë në studio dhe materialet filmike. Pritet të jetë gjithashtu një javë me shume zhvillime të cilat nuk do mungojnë ne ekran, nga e hëna në të enjte, në “Opinion”./Opinion.al