Ditë e hidhur kjo e sotmja për aktorin e famshëm turk, Kivanç Tatlitug dhe bashkëshorten e tij Başak Dizer, babai i së cilës ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Media turke raporton se babai i Başak, Ali Cengiz Dizer ka humbur betejën e tij të gjatë me kancerin.

Dizer jetonte në qytetin e Brusas në Turqi, ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit.

Tatlitug, i cili ka luajtur në shumë seriale të transmetuara në Tv Klan dhe së shpetji do të rikthehet me serialin “Përplasja”, u martua me stilisten e famshme turke, Başak Dizer, në vitin 2016. /tvklan.al