Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 950 persona, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë në Spanjë dhe e dyta pas Italisë lidhur me numrin e viktimave brenda një dite.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri spanjoll i Shëndetësisë. Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 10.003.

Një ditë më parë, në Spanjë humbën jetën 864 persona, ndërsa të martën ky numër ishte 849.

Spanja është shteti i dytë në botë pas Italisë përsa i përket numrit të viktimave dhe përhapjes së infeksionit. /tvklan.al