Ditë finalesh në Europë – TV KLAN

Ditë finalesh në Europë

Përcaktohen fituesit e kupës në Spanjë e Gjermani

Suksesi në Kupën e Mbretit do të zbuste deri dikur dështimin në Champions League. Barcelona do të luajë sot në orën 21:00 ndaj Valencia finalen në stadiumin “Benito Villamarin”, që mund t’i sjellë këtë trofe për herë të pestë radhazi, për t’ia bashkuar titullit në La Liga këtë sezon.

“Ishte një nga përvojat më të vështira në karrierën time, ndeshja e dytë ndaj Liverpool. Por të fitosh kupën në Spanjë do të ishte mënyra më e mirë për të mbyllur sezonin”, thotë Messi.

Barcelona i gëzohet rikthimit nga dëmtimi të Philippe Coutinho, por kjo nuk do të thotë e ka të garantuar vendin e titullarit në këtë sfidë. Te Valencia mundon sulmuesi Denis Cheryshev, i cili është i lënduar në gju.

Por sot do të zhvillohet edhe finalja e Kupës së Gjermanisë në orën 20:00 në Olimpiastadion të Berlinit. Bayern fituesi në fuqi do të sfidohet nga Leipzig. Pas titullit në Bundesliga do të ishte një tjetër trofe në sfidën e fundit për dy legjenda si Robben dhe Ribery.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione