Futbollistët e Kombëtares realizuan në Belgjikë e Zvicër

Një fundjavë e mbarë për lojtarët e Kombëtares. Sindrit Guri dhe Ermir Lenjani ishin protagonistë në fitoret e ekipeve të tyre.

Guri udhëhoqi Oostende drejt suksesit 3 – 1 me Cercle Brugge në javën e dytë të kampionatit belg. Sulmuesi shqiptar realizoi 2 gola në këtë takim. Sindrit Guri barazoi rezultatin dhe në fund vulosi fitoren e Oostende që e ka nisur mbarë këtë sezon.

Supergol nga Ermir Lenjani në Superligën e Zvicrës. Mesfushori shqiptar realizoi që në minutën e shtatë në suksesin 3 – 1 të Sion me Zurich në sfidën e javës së tretë.

Një goditje nga jashtë zonës që nuk mund ta ndalej nga portieri kundërshtar. Kjo ishte fitorja e parë në këtë kampionat për Sion.    

Tv Klan