Ditë historike për Greqinë.

Pas 8 vitesh programe të ashpra kursimesh financiare, Athina rifiton pavarësinë ekonomike.

Ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord në orët e vona të së enjtes për t’i thënë fund planit të asistencës financiare që u vendos në vitin 2010 për të shmangur falimentin ekonomik të vendit.

Prej më shumë se një viti ekonomia greke ka dalë nga stanjacioni dhe ka hyrë në rrugën e rritjes ekonomike që ka arritur së fundi 1.9%.

Kreditorët vendosën ti japin Greqisë edhe një tjetër këst prej 15 miliardë Eurosh dhe shtim me 10 vjet të periudhës së shlyerjes së kredive ndërkombëtare.

Ndihma financiare që Greqia ka marrë në këto 8 vite arrin në 275 miliardë Euro.

Tv Klan