Real Madrid e mbylli sezonin me fitore 2-0 ndaj Real Sociedad, por kjo ka kaluar në plan të dytë. Te madrilenët, e Shtuna ishte një ditë lamtumirash.

Trajneri Carlo Ancelotti dhe mesfushori Luka Modric, kishin ndeshjen e tyre të fundit në stadiumin “Bernabeu”.

Me ovacione dhe banderola falënderimi nga tifozët, dy ikona të madrilenëve u larguan mes lotësh.

Ndryshe nga e kaluara, kur ishte e vështirë t’i shihje të përlotur, sot Ancelotti dhe Modric e kishin të pamundur t’i mbanin emocionet.

Të dy u përlotën gjatë ovacioneve të publikut dhe u përshëndetën me ata, për herë të fundit si pjesë e klubit spanjoll në “Bernabeu”.

Ancelotti do të vazhdojë karrierën në stolin e kombëtares së Brazilit, ndërsa e ardhmja e Modric nuk është vendosur ende.

Sa i përket skuadrës, Reali e mbylli kampionatin në vendin e dytë me 84 pikë, pas Barcelonës që fitoi titullin kampion.

/tvklan.al