Në familjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, sot ka një gëzim të ri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani tregon se është bërë hallë për herë të parë.

Mirë se erdhe Aura!”, shkruan ajo. Gjithashtu, ka falënderuar vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij për anëtaren e re në familjen e tyre: “Na gëzuat pa fund”.

Urimit të Presidentes i janë bashkuar edhe dy motrat e tjera të saj, që kanë shprehur lumturinë dhe entuziazmin. Vëllai i saj, ka postuar foto të tjera të ëmbla të vogëlushes dhe bashkëshortes së tij, që duket se gëzojnë shëndet të plotë./tvklan.al