Duket se trajneri Pep Guardiola po përjeton ditë jo të mira. Të shtunën, skuadra e tij Manchester City pësoi një humbje të thellë me rezultat 2-5 nga Leicester City.

Golat që u shënuan ndaj tyre ishin shumë të paparashikueshëm dhe ekipi dukej shumë i përhumbur nga fillimi deri në fund. Kur City nuk dilte mirë në ndeshjet e mëparshme, Guardiola ia vinte fajin mbrojtjes, pasi dallohej paaftësia në manovrimin e sulmeve drejt portës si dhe gabimeve individuale të lojtarëve.

Por duket se këtë radhë nuk qe vetëm faji i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Lojtarët e fillimit nuk i ushtruan shumë presion kundërshtarit.

Nuk po vraponin më drejt topit apo nuk po manovronin për ta zotëruar. Kjo i mbylli çdo hapësirë për të krijuar raste apo edhe në ato momente kur dolën para portës të tregoheshin të suksesshëm. /tvklan.al