Presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov është varrosur sot në varrezen e Butelit, ne Shkup. Sipas dëshirës së tij të fundit, në nder te tij u zhvillua një ceremoni varrimi e thjeshtë pa nderime shtetërore dhe kishtare.

Në kortezhin që e përcolli në banesën e fundit ishin familjare te tij miq, bashkëpunëtorë, përfaqësues dhe deputetë të Partise Lidhja Social –Demokrate e Maqedonisë, si dhe përfaqësues të partive tjera politike.

Kiro Gligorov ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Shkup në moshën 94 –vjeçare. Në vitin 1991 ai e udhëhoqi Maqedoninë në pavarësinë nga federata Jugosllave. Më 3 tetor të vitit ‘95 ai u bë shënjestër e një atentati me bombë në afërsi të hotelit “Bristol”, shkaqet e të cilit nuk dihen ende. /tvklan.al