Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës festoi ditëlindjen e saj të 49-të të premten. E me rastin e kësaj dite, Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter një fotografi të Melania Trump të ulur vetëm në një kolltuk, në Dhomën Ovale, duke i uruar ‘Gëzuar Ditëlindjen’.

Fotoja në fjalë u realizua muajin e shkuar, gjatë takimit që Presidenti Donald Trump zhvilloi me Kryeministrin çek, Andrej Babis.

Në foto, jo vetëm që Melania ishte e ulur vetëm, por fotografët të cilët e rrethonin ishin të gjithë të fokusuar tek presidenti dhe kryeministri, jo tek ajo.

Sigurisht që ky fakt nuk mund të kalonte pa u vënë re nga përdoruesit e shumtë në Twitter, të cilët nuk i kursyen talljet për zgjedhjen e çuditshme të kësaj fotoje.

Por jo vetëm kaq, fotoja frymëzoi edhe shumë meme…

/tvklan.al