6 persona humbën jetën ndërsa autori vrau veten , motivi i sulmit mbetet ende i paqartë

Ditëlindja në Kolorado është kthyer në një tragjedi. Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë gjashtë persona dhe më pas veten.

Të shtënat ndodhën në një park në anën lindore të Colorado Springs ku familjet ishin mbledhur për të festuar. Autori i dyshuar ishte partneri i një vajze që po ashtu u qëllua për vdekje teksa po festonte bashkë me miq, familjarë dhe fëmijë të tjerë.

Policia tha se autori hapi zjarr kur hyri në banesë, duke vrarë edhe personin që kishte ditëlindjen. Njëri prej viktimave i rezistoi fillimisht plagëve por ndërroi jetë pas transportit në spital.

Ende nuk është bërë i ditur motivi i sulmit dhe identitetet e viktimave. Kryebashkiaku i Colorado Springs John Suthers e quajti sulmin një akt të pakuptimtë dhune. Ngjarja në qytetin Colorado-Springs është më e rënda prej vitesh në shtetin amerikan dhe vjen pas një serie masakrash në vend. Në Mars, 10 persona u vranë pas disa të shtënave masive brenda një dyqani ushqimesh në qytetin Boulder të Colorado. 

Klan News