Autorja e spektaklit Love Story, Ilda Lumani, është surprizuar nga vajzat konkurrente, teksa ka festuar ditëlindjen në natën e 11-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka folur edhe për ecurinë e kësaj romance live, ku ka theksuar se surprizat dhe emocionet nuk mungojnë asnjëherë.

Më tej, Ilda ka treguar edhe rrjedhshmërinë e karrierës së saj, ndërsa është shprehur se 2020-ta për të ka qenë një vit i mbarë, me punë, dhe për këtë ndihet mirnjohëse.

Si ndihesh në natën e 11-të të spektaklit?

Ndihem e emocionuar sepse kur vjen momenti që nis spektakli gjërat janë vendosur se çfarë do të ketë, por përsëri ka surpriza. Momenti i trëndafilave nuk është emocion vetëm për vajzat, është edhe për ne. Jemi lidhur kaq shumë me vajzat në këto javë dhe mërzitemi sa herë që ikën një vajzë.

Kush mund të jetë e eliminuara?

Të siguroj që njëra nga 6 vajzat! Ky spektakël gjithmonë ka surpriza.

Sot ke ditëlindjen, vajzat ta uruan në prapaskenë. Si ndihesh ti sot?

Ndihem me emocionet e çdo të hëne dhe për mua është një ditë pune.

Sa e realizuar je ti në këto vite?

Unë jam një njeri që nuk shoh asnjëherë çfarë kam bërë, çfarë ka ikur…më pëlqen të punoj dhe të shoh ku do shkoj. Nuk shoh se çfarë ndodh me konkurrentët sepse në fund të ditës të gjithë jemi në një treg që kemi konkurrentë.

Nuk jam njeri që shoh ku shkon tjetri, por dua të shoh ku shkoj vetë. Pavarësisht se ka qenë një vit jo shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë botën, për mua ka qenë një vit i mirë dhe kam punuar falë zotit, kështu që deri diku pritshmëritë e mia dhe puna ime është vlerësuar. Për këtë jam mirnjohëse./tvklan.al