Këtë ditë ku shumë të dashuruar kanë një arsye më shumë për t’i shprehur partnerit apo partneres se sa shumë e duan njëri-tjetrin, Rihanna duket se i dha rëndësi tjetërkujt. Me anë të një videoje në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo surprizoi fansat.
Ylli i skenës u duk në video e veshur me një set intim, i cili i tregonte format e trupit. Para pasqyrës me flokët gjysmë të lagur ajo debutoi produktin e ri të flokëve nga “Fenty Hair”. Në vend të make-up-it të ngarkuar, ajo zgjodhi që të nxirrte në pah bukurinë e saj natyrale.





Pas kësaj videoje ku Rihanna duket lozonjare më shumë se kurrë, fansat nuk kanë lënë që t’iu shpëtojë ky rast dhe menjëherë janë “dyndur” në komentet e saj për të shfaqur mendimin e tyre./tvklan.al