3000 produkte të fjalës së fundit të teknologjisë

Fjala e fundit e teknologjisë në të gjitha pajisjet elektronike dhe elektroshtëpiake ka zënë vend në rrjetin e dyqaneve Neptun. Modelet e 2021 në çdo kategori do të jenë pjesë e promocionit që Neptun ka zgjedhur në ditët me fat.

Qëllimi ynë është të mundësojmë një jetese më të mirë për konsumatorët tani çdo ditë. Për të bërë të mundur që gjithsecili të ketë produkte të cilat ja lehtësojnë jetesën si për amvisat ashtu edhe për ata që kërkojnë më shume argëtim e zbavitje në shtëpi  sjellim ditët me fat. Ditët me fat mundësojnë që konsumatori ynë të ketë mundësi të blejë produkte të teknologjisë më të fundit me çmime që nuk mund t’i gjejnë në ditë të tjera“.

Dhe nuk janë pak, por 3 mijë produkte, që të gjitha fjala e fundit e teknologjisë që gjenden në Neptun.

Uljet prekin të gjitha kategoritë por më specifikisht televizorët, pajisjet e kuzhinës , frigoriferë, lavatriçe  ato të kujdesit personal dhe  smartphone. Do të mund të gjejnë mbi 3000 produkte me ulje që shkojnë deri në 50%”.

Blerja me këste me 0% interes deri në 48 muaj është një prej mundësive unike që Neptun ka menduar t’iu ofroj atyre që duan të bëjnë blerje pa cenuar cilësinë dhe duke mos shpenzuar shumë para njëherësh.

Tv Klan