Diversitet në modë



Diversitet në modë

08:20 27/06/2020

“Vogue” sugjeron më shumë modele dhe krijues me ngjyrë

Industria e modës po përballet me thirrjet kundër racizmit dhe përjashtimeve me bazë ngjyre. Anna Wintour, një ndër figurat më influencuese të modës, ka kërkuar falje për gabimet që kjo revistë ka bërë në 30 vjet.

Modelet janë shprehur se ndryshimi i vërtetë duhet të vijë nga bordi drejtues i kësaj korporate gjigande, të cilët mbështesin shumë pak njerëzit me ngjyrë.

“Mendoj se moda është një shembull i përkryer i kësaj platforme dhe biznesi që e do kulturën dhe trupin e zi, por nuk dëshiron që ta mbështesë financiarisht komunitetin me ngjyrë”, është shprehur Wintour.

Këto reagime vijnë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, që solli një valë protestat në të gjithë botën duke prekur edhe botën e Hollywood-it.

Pritet që kompanitë e modës do të duhet që të intervistojnë të paktën 2 femra ose meshkuj të cilët janë me ngjyrë për poste drejtuese dhe poste të tjera.

Kritikja e modës Robin Givhan është shprehur se tanimë vihet re një mungesë e madhe e diversitetit edhe në markat e luksit për shkak se dizenjatorët janë në shumicën e rasteve të bardhë.

Vendet ku ndryshimet priten realisht të ndodhin janë në vendet drejtuese, sepse atje merren vendimet si duhet të duken dizenjimet dhe prodhimet që nxjerr një kompani e mode dhe dizenjuesi është personi që vendos kush dhe si do të jetë fushata e modës.

Klan Plus



Të ngjashme