Dividenti, taksa me performancën më të dobët në buxhet



Dividenti, taksa me performancën më të dobët në buxhet

16:14 14/02/2021

Ekspertët: Duhet vëmendje nga tatimet, ka dyshime për informalitet

Gjatë vitit 2020, pronarët e bizneseve që operojnë në Shqipëri shpërndanë 36.5 milion euro fitime, duke mbajtur të njëjtin ritëm me një vit më parë, ndërsa arkëtimet nga kjo taksë rezultojnë të kenë realizimin më të ulët krahasuar me të ardhurat e tjera në buxhet.

Për ekspertët e çështjeve fiskale, ky raport është mjaft i ulët krahasuar me potencialin e vërtetë dhe fitimet që realizojnë aksionerët e firmave.

Për Zef Preçin kultura e ulët e pagesës së dividentit, që është fitimi që ndajnë pronarët e një kompanie, tregon se biznesi ende ka një mentalitet të vjetër në këtë fushë, ndërsa vjen edhe si rezultat i mungesës së tregut të kapitaleve.

Ekspertët thonë se ka ardhur koha që sytë e organeve shtetërore, sidomos tatimorëve, të jenë te arkëtimet nga kjo taksë, ndërsa nuk e përjashtojnë se në shumë raste shpërndarja e ulët e fitimeve të kompanive, lidhet me paranë informale.

Shpërndarja e fitimeve të kompanive tatohet me 6% në Shqipëri. Në fund të vitit 2020 buxheti mblodhi nga kjo taksë 2.15 milionë Euro, dhe në 2019 u arkëtuan 2.17 milionë.

Tv Klan







Të ngjashme