Rritet frekuentimi edhe në bizneset e zonës

Fundjava e nxehtë ka sjellë mbipopullim të plazhit në Divjakë. Hapësirat e gjera publike por edhe rëra e saj kurative është një ndër arsyet e frekuentimit nga ana e pushuesve.

Pamjet e pushuesve te mbuluar nga rëra është një nga pamjet më të zakonshme në këtë plazh, i cili mbetet i njëjtë si para viteve ‘90.

Plazhi ka vend për të gjithë dhe deti i cekët me ujë të ngrohtë, pa rrezikun nga motorat e ujit të jep garanci për pushime të sigurta.

Çmimet e përballueshme, qetësia dhe mikëpritja vendase ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.

I konsideruar si një plazh ekonomik, pandemia duket se nuk i preku bizneset dhe hotelet në këtë sezon veror duke bërë që pushuesit të jenë të shumtë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

Tv Klan