Parku kombëtar Divjakë-Karavasta është kthyer në një destinacion turistik vitet e fundit. Ai preferohet shumë nga turistët e huaj.

Kjo dhe për shkak të llojshmërisë së lartë të habitateve që të ofron. Pyllin me një ndërthurje të pishave të egra dhe të buta, Lagunën por edhe plazhin.

Vizita në këtë park është bërë pjesë e paketave turistike. Të huajit shprehen se u pëlqen shumë peizazhi i tij,ndaj dhe do kthen sërish.

“Në kemi udhëtuar në shumë vende në Shqipëri, edhe në liqenin  e Shkodrës dhe në Durrës. Por këtu në Divjakë po kënaqemi shumë, kemi ecur 10-12 kilometra në këmbë. Dhe pika finale do të jetë një resort ku të pimë një birrë të ftohtë”.

Ata shprehen se situata politike e krijuar në vendin tonë, nuk i pengon në turet e tyre.

“Si turistë ne jemi shumë të qetë askush nuk na bezdis. Njerëzit këtu janë shumë të dashur shumë të mirë.  Ata na ofrojnë gjithçka, shtëpia  e tyre është dhe shtëpia jonë. Edhe në jemi shumë të lumtur që mund të vijmë të shijojmë këto bukuri që ofron Shqipëria dhe më në fund  është e hapur për të gjithë”.

Një atraksion i ri është edhe kjo kullë vrojtimi. Ajo është 36 metra e lartë.

“Ndodhemi në kullën 360 gradë në pakun kombëtar të Divjakës. Nga lartësia e kësaj kulle mund të shikojmë rreth 22 mijë hektarë që shtrihet ky park. Masivin me pisha të buta, lagunën madje edhe zogjtë që fluturojnë”.

Pagesa për tu ngjitur në këtë kullë është 100 Lekë. Minimalisht gjatë një dite frekuentohet nga  rreth 35 vizitor, ndërkohë që në fundjavë numri i tyre shkon mbi 250. Një tjetër atraksion është edhe qendra e vizitorëve, e ngritur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ky turistët mund të mësojnë më shumë rreth zonës, shpendëve por dhe kafshëve që jetojnë aty.

Moratoriumi i gjuetisë  në vendin tonë sipas specialistëve, ka sjell efekt edhe në shtimin e popullatës së shpendëve në këtë Lagunë.

Ndikim pozitiv ka edhe për Pelikanin dalmat, apo pelikanin  Kaçurrel siç njihet ndryshe. Numri i individëve aktualisht është 250, ndërkohë që kjo Laguna është i vetmi vend ku Pelikani bën folenizimin e tij.

Shqetësim për punonjësit e parkut janë mbeturinat, që shpesh herë i lënë aty vizitorët pasi bëjnë piknik.

Klan Plus