Kim Kardashian ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga reperi Kanye West, sipas mediave amerikane. Çifti është martuar rreth shtatë vjet më parë dhe ka katër fëmijë.

Lajmi filloi të qarkulloi nga website TMZ pas disa muaj spekulimesh për vështirësi në martesë.

Sipas mediave amerikane ylli 40-vjeçar i reality show ka kërkuar kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore për fëmijët.

Çifti është ndër më të njohurit në historinë e show bizit.

Kim u bë e famshme në vitin 2007 dhe ka qenë e suksesshme në disa biznese, nga aplikacionet për celular tek produktet kozmetike. Sipas revistës Forbes, pasuria e Kim llogaritet në rreth 780milionë dollarë.

Në anën tjetër, reperi Kanye West mori famë me këngën GoldDigger. Që prej 15 vjetësh ai është një prej emrave më të famshëm të muzikës rap. Fituesi i disa çmimeve Grammy, muzikanti ka fjetur sukses në botën e modës si stilist.

Çifti njihej prej vitesh përpara se të lidheshin.

Ata u martuan në Maj të vitit 2014 në Itali. Fotografia e tyre e puthjes ditën e dasmës u bë më e klikuara e Instagramit atë kohë.

Që prej asaj dite, Kim dhe motrat e saj e kanë kthyer median sociale në një megabiznes.

Klan News