Divorci i Kim Kardashian?


Divorci i Kim Kardashian?

23:00 27/09/2020

Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme lidhur divorcin e yllit të reality show, Kim Kardashian dhe reperit të famshëm Kanye West. Por Kim i hodhi poshtë të gjitha spekulimet pasi është parë ditën e shtunë në krah të Kanye, të cilët ishin në festën e martesës të një miku të tyre.

Kim ka postuar në Instagram një seri fotosh dhe videosh në Story, duke treguar detaje të dasmës, duke përfshirë dhe një foto të këpucëve të saja dhe të Kanye me mbishkrimin “Date Night”.

Kjo foto duket sikur i ka dhënë fund thashethemeve që Kim ishte në prag të divorcit nga burri i saj që prej gjashtë vjetësh.

‘Është një natë e rrallë që pi një pije’, shkruajti Kim ndërsa dokumentonte të gjithë festimin në Instagramin e saj. Themeluesja e KKW Beauty postoi një foto të pijes së saj të preferuar të vendosur në tokë dhe pozoi pranë burrit të saj muzikant, Kanye, i cili tashmë është kthyer dhe në një nga stilistët më të suksesshëm të momentit.

Duket sa ka qenë një natë e këndshme dhe e nevojshme për çiftin për të qetësuar ujërat dhe mediat. Megjithëse Kim tregoi se ishte në gjendje të anashkalonte sjelljen e çuditshme të Kanye në Twitter, është ndryshimi i humorit i cili duket se Kim e ka të vështirë ta përballojë në mënyrë që të ndihmojë burrin e saj.

Kanye kishte qëndruar më parë i izoluar në fermën e tij në Wyoming me Kim dhe katër fëmijët e tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm, dhe pasi bëri këtë pushim familjar, ai u kthye të udhëtonte vetë.

Klan Plus



Të ngjashme