Ish-sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Marina Wheeler kanë bërë të ditur se janë ndarë. Në një deklaratë të përbashkët ata thanë se kanë nisur proceduart e divorcit.

Çifti  tha se ky vendim ishte marrë para shumë muajve. Ata u shprehën se ndarja ishte gjëja e duhur, edhe pse kanë qënë bashkë për 25 vite.

“Ne kemi rënë dakord për divorc dhe ky vendim është në proces. Si miq, ne do të vazhdojmë të mbështesim edhe më tutje katër fëmijët tanë dhe nuk do të komentojmë më tepër”

, deklaruan ata.

Johnson dhe zonja Wheeler u martuan në vitin 1993 dhe kanë katër fëmijë së bashku. Boris ka qënë i martuar më parë me Allegra Mostyn-Owen, një studente në Oksford.

Menjëherë pas publikimit të lajmit mediat nisën spekulimet se ish-sekretari i Jashtëm mund të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore dhe kjo i ka çuar në divorc.

Klan Plus