Dafina Zeqiri feston sot 32-vjetorin e saj dhe në orët e para të ditës së sotme, partneri i saj DJ Geek e ka surprizuar atë me disa fishekzjarrë dhe tortë në oborrin e shtëpisë. Gjëja që ka rënë më shumë në sy është numri gjigand 32 që ishte pjesë e dekorit.

Këngëtarja e ka falenderuar DJ Geek duke publikuar disa momente në Instagram nga surpriza e bukur që ajo mori.

 “Faleminderit i dashur për befasinë”, ka shkruar ajo.

Madje partneri i Dafinës ka publikuar dhe disa foto tjera në rrjetet sociale me të dhe i bën urimin e ngrohtë.

 “Urime ditëlindjen e dashur”, ka shkruar DJ Geek. /tvklan.al