Gjatë transmetimit të tyre live në Instagram, Michael Bublé dhe gruaja Luisana Lopilato patën një mysafir të papritur.

Bëhet fjalë për djalin e tyre 6-vjeçar Noah, i cili në vitin 2016, u diagnostikua me kancer të mëlçisë. Famirësisht ai arriti ta mposhte sëmundjen.

Kjo është hera e parë që prindërit Michael dhe Luisana kanë lejuar që djali i tyre të shfaqet në Instagram.

Vogëlushi u rehatua pranë prindërve dhe i kërkoi babait të tij të këndonte dhe të luante në kitarë. Fituesi i Grammy plotësoi dëshirën e djalit të tij dhe këndoi hitin e Shawn Mendes dhe Camila Cabello, “Señorita”.

Këngëtari gjithashtu zbuloi se çfarë dëshiron të bëjë Noah kur të rritet, duke u shprehur se ai nuk dëshiron të jetë as aktor dhe as këngëtar, por të notojë me peshkaqenë.

Ju e dini se çfarë dëshiron të jetë kur të rritet? As aktor e as këngëtar. Ai dëshiron të notojë me peshkaqenë. Pra, ky është superheroi ynë. Kemi edhe dy superheronj të tjerë, por ky djalë, ai është frymëzimi më i madh për ne“, shprehet Buble./tvklan.al