Swizz Beatz, bashkëshorti i këngëtares së Alicia Keys ka postuar një foto në Instagram të këngëtares kur ishte fëmijë  së bashku me djalin e tyre dhe ngjashmëria e tyre është e frikshme.

Swizz  ka pranuar që djali i tyre është padyshim një kopje e së ëmës. “Dreqi e mori, zyrtarisht kam humbur betejën se kujt i ngjan Genesis. Wow, ai ka tërësisht fytyrën e saj“, thotë me shaka Swizz në mbishkrimin e fotos.

Nënë e bir kanë të njëjtat kaçurrele dhe tipare fizike. Alicia Kyes ka një karrierë mjaft të suksesshme në muzikë por e tillë duket të jetë edhe jeta familjare. Alicia dhe bashkëshorti i saj filluan të dilnin kur ishin adoleshentë menjëherë pasi këngëtarja sapo kishte hyrë në industrinë e muzikës.

Çifti  kurorëzuan  lidhjen e tyre dashurore në korrik 2010 në shtëpinë e tyre private në Detin Mesdhe. Këngëtarja në atë kohë ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë .4 vite më vonë erdhi në jetë djali i tyre i dytë Genesis i cili padyshim  i ngjan këngëtares.

Klan News