Dikur i ati ishte mashkulli më i bukur në botë, duke i kaluar kufijtë e sportit. Sot Brooklyn Beckham, djali i ish-futbollistit David dhe këngëtares së ‘Spice Girls’ Victoria, ka pushtuar mediat rozë për historitë e tij të dashurisë.

Pasi u nda nga aktorja dhe modelja amerikane Klor Moretz, 19-vjeçari  nuk e ka zgjatur vetminë, duke u shoqëruar me kanadeze Lexi Wood.

Falë bukurisë dhe formave elegante, modelja 20-vjeçare ka zënë kopertinat e revistave më të njohura si Vogue apo Playboy, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen e Brooklyn Beckham, i cili ndonëse nuk ka talentin e të atit, nuk ia ka zili suksesin me vajzat.

Tv Klan